Edhe titulli duhet të jetë i bazuar në fakte

[Recension: Thaçi takim sekret në Shkup me Lëvizjen BESA]

Gazetari matet me faktet që i parashtron në tekst dhe jo me shkathësinë për të tërhequr klikime në tekstin e publikuar. Na rastis shpesh të lexojmë tituj bombastik që pason me përmbajtje të zbrazët që nuk vërteton me asnjë argument relevant titullin.

shqipmediaLinku deri te artikulli origjinal:Thaçi takim sekret në Shkup me Lëvizjen BESA

Data dhe koha e publikimit: 07.07.2015

Data e recensionit: 09. 07. 2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Lajmi që po recensojmë bazohet në burimet e një portali, emri i të cilit nuk bëhet i ditur dhe jep informacion për një takim të mundshëm të Menduh Thaçit me Lëvizjen Besa.

“Menduh Thaçi dhe krerët e Lëvizjes BESA janë takuar fshehurazi në Shkup para dy ditëve”, shkruan kështu portali lokal alternativ i Lëvizjes Reforma PDSH. Sipas informacioneve që siç thuhet ata i kanë marrë, Thaçi dhe krerët e BESA janë takuar para dy ditëve fshehurazi në një lokal në Shkup. Në tekst thuhet se “do na duhet të kemi durim edhe disa ditë, deri pas festës së Bajramit, për të parë nëse do të realizohet diçka nga ato që u thanë më lartë për takimin sekret”.

Nisur nga ky informacion që do të ishte me interes për publikun, gazetarët do të duhej të bënin përpjekje që të verifikonin  njoftimet nga të gjitha burimet e mundshme, në mënyrë që të garantojnë që informacioni është i saktë dhe i paanshëm.

Kjo gjë merr rëndësi për faktin se Lëvizja “Besa” hodhi poshtë një bashkëpunim me PDSH-në.

“Lëvizja “Besa” e cilëson joserioze ofertën për bashkëpunim të kreut të PDSH-së Menduh Thaçi. Sipas Afrim Gashit, propozimi i Thaçit nuk është i sinqertë, ndërsa bashkëpunimi eventual me PDSH-në do të dëmtonte lëvizjen “Besa” si dhe interesin e shqiptarëve.”

Sigurisht që qëndrimi i tillë nuk përjashton mundësinë e takimit mes përfaqësuesve të partive, se ata mund edhe të takohen dhe të kenë mendime të ndryshme, por para botimit të informacioneve ata duhet të verifikohen nga të gjitha palët që përmenden në tekst.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button