Regjimi i Asadit vazhdon të bombardojë në kohën e iftarit

Regjimi i Asadit vazhdon të sulmojë me artileri të rëndë nga ajri dhe toka Halepin që prej 3 vitesh. Ndërkohë gjatë muajit të Ramazanit forcat e regjimit sulmojnë vendbanimet në kohën e iftarti, raporton Anadolu Agency (AA).

Regjimi vazhdon të sulmojë më avionë dhe helikopterë zonat e populluara ku më të prekurat janë godinat sociale si; shkollat, spitalet dhe transporti urban. Ndërkohë gjatë muajit të Ramazanit një tjetër shënjestër e forcave të Asad janë edhe xhamitë.

Regjimi gjatë muajit të Ramazanit sulmon në kohën kur besimtarët janë duke ngrënë iftarin apo falur namazin e akshamit. Sulmet janë organizuar si në vendbanime ashtu edhe në xhami të ndryshme.

Ebu Abdurrahman, një nga banorët e qytezës Hirbejtan të Halepit tha për AA se avionët e regjimit të Asad sulmojnë gjatë natës në zonat ku shohin dritë apo qirinj të ndezur.

Kam humbur vëllain dhe nipërit në këto sulme thotë Abdurrahman dhe më tej shton: “Shumë njerëz janë vrarë gjatë këtyre sulmeve. Vendet e sulmuara me bomba vakumi gjatë kohës së iftarit kthehen në gërmadha. Edhe djali im ndodhet nën gërmadha të cilat u shkaktuan gjatë një sulmit. Jemi duke e kërkuar. Regjimi i Asadit na e ka kthyer në helm këtë muaj të shenjtë. Na la pa fëmijë. Shpresoj ta gjejë nga Allahu këtë dënim”.

Ndërkohë Mervan Shefik, një nga anëtarët e personelit të ekipeve të shpëtimit thotë për AA se regjimi i Asadit ka sulmuar gjatë gjithë Ramazanit në kohën e iftarit dhe se këto sulme vazhdojnë akoma.

Lajme të ngjashme

Back to top button