Ryanair konfirmon planet e fluturimeve edhe nga Maqedonia

Agjencia për fluturime ajrore me buxhet të lirë, më e njohur e Evropës, Ryanair e konfirmoi synimin e saj për të nisur fluturimet nga Shkupi. Ky konfirmim vjen pasi që javën e kaluar kryeministri Nikolla Gruevski tha se qeveria ka hyrë në negociata me “një nga linjat të lira ajrore më të shquara në botë”. Qeveria është e gatshme të ofrojë subvencione për Ryanair, ngjashëm me ato të ofruara për Wizz Air.

Në qershor, aeroporti Aleksandri i Madh në Shkup priti 118,070 pasagjerë, që është rritje nga 1.5% nga qershori i vitit të kaluar, me numrin e njëjtë të fluturimeve. Shkupi pritet të ketë rritje ende më të madhe këtë korrik, tani që Wizz Air i nisi fluturimet për Friedrischshafen, Sandefjord, Barcelonë, Lubeck, dhe Nuremberg. Gjatë gjysmës së parë të vitit, Shkupi priti 608,721 udhëtarë, një rritje prej 13.5% nga viti i kaluar. Pritet që deri në fund të vitit të ketë rritje prej 25%.

Lajme të ngjashme

Back to top button