Fotografia e keqe mund ta vë tekstin në plan të dytë

Сведоштво-за-сообраќајката-пред-Охрид-Press24-crop-resize

[Recension: Dëshmi për fatkeqësinë e komunikacionit para Ohrit: Foshnja më vdiq në duar – u nxi dhe e humbi pulsin]

Ky tekst ka problem me fotografinë e cila është joadekuate. Përmbajtja e tekstit është korrekte dhe ajo nuk do jetë në fokusin e këtij recensioni.

Сведоштво за сообраќајката пред Охрид  Бебето ми умре в раце   помодре и го загуби пулсот   Press24Linku deri te artikulli origjinal: Dëshmi për fatkeqësinë e komunikacionit para Ohrit: Foshnja më vdiq në duar – u nxi dhe e humbi pulsin

Data dhe koha e publikimit: 02.07.2015

Data e recensionit: 08.07.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

Titulli i këtij teksti paralajmëron se bëhet fjalë për një ngjarje tragjike, gjegjësisht ofrohet dëshmi për një fatkeqësi komunikacioni në të cilën jetën e kanë humbur disa njerëz, në mesin e të cilëve edhe një foshnje.

“Boban Naumoski nga Ohri ka qenë dëshmitar i tragjedisë së sontme, e cila ndodhi në rrugën Ohër – Kërçovë, e në të cilën, sipas informatave, deri tani jetë e humbën së paku tre veta, prej të cilëve një foshnje, një fëmijë dhe një grua.” 

Më poshtë në tekst, dëshmitari Boban Naumovski treon një ngjarje tronditëse, për atë se si fëmija nuk ka mundur të marrë frymë, është nxirrë dhe i ka vdekur në duar. Ajo që shqetëqson edhe më tepër në këtë tekst është fotografia e publikuar. Në të, Bobani është i buzëqeshur “prej veshi në vesh”, sikur tregon ndonjë batutë, ose ndonjë ndodhi interesante dhe qesharake, e jo për atë se si i ka vdekur foshnja në duar.

Fotografia nuk përkon me përmbajtjen e tekstit dhe gazetari është dashur t’i kushtojë kujdes asaj. Nuk mundet në një tekst me përmbajtje dramatike dhe tragjike të vëndohet një fotografi e tillë.

Edhe fotografia, e jo vetëm përmbajtja e bëjnë një tekst të plotë dhe ajo duhet të përshtatet me lajmin. Përndryshe, teksti është korrekt dhe në të janë respektuar standardet dhe rregullat kryesore gazetareske. Është vënduar edhe linku deri te lajmi origjinal.

Lajme të ngjashme

Back to top button