Në dashuri fiton kush di të presë?

Një kërkim ne Universitetin amerikan Cornell ka analizuar kënaqësinë e rreth 600 çifteve nen moshën 45 vjeç me një lidhje te gjate, te cilëve iu është kërkuar te gjykojnë jetën e tyre te përbashkët. Me te kënaqura ishin femrat te cilat kishin konsumuar marrëdhënien e tyre seksuale me partnerin e tyre vetëm pas një periudhe qe frekuentoheshin për rreth një muaj.

Por është vërtet kështu?
Ne dashuri nuk ka rregulla, është mire te thuash qe ne fillim se çdo çift ka dinamike personale, por për ato qe besojnë ne statistika është një moment i duhur për t’u dhënë dikujt seksualisht. Ekspertet sugjerojnë se te shijosh fazat fillestare te pritjes dhe te shtysh për një moment tjetër raportin e pare. Karakteri dhe mosha ne tregojnë se kur mund te ndodhe, por edhe kultura, bindjet dhe traditat influencojnë ne vendimin për te konsumuar raportin e pare me një partner.

Shtimi i dëshirës
Dëshira është faza e pare e asaj qe seksologët e quajnë cikli i përgjigjes seksuale, faze kjo qe shume shpesh vihet ne plan te dyte, por qe është me e rëndësishmja. Sigurisht pritja luan një rol ne favor te dëshirës, sepse pamundësia për te pasur menjëherë partnerin/en stimulon fantazinë dhe ndez ndjenjat.

Pritja
Shërben por duhet te dozoni pasionin dhe te frenoni instinktet dhe impulset natyrale duke konsumuar me shpejtësi raportin seksual? Mund te merrni kohe për te kuptuar nëse pasioni i një nate nuk do t’u çonte ne një zhgënjim. Shume shpesh te presësh behet sinonim i humbësve, por është e kundërta një femër që di te dëgjoj ndjenjat dhe dëshirat e veta mund te këtë me shume pushtet mbi meshkujt.

Por sa duhet te prisni?
Ka një kohe te duhur për te shtyre diçka qe e dëshirojmë shume? Sigurisht përgjigja është personale, por varet nga ajo sa ndjeheni gati. Çdo moment është i mire, për dike vlen rregulli, dhe për te tjerë nuk ka rregulla. E rëndësishme është te respektoni kohet e secilit, jo gjithmonë një pritje e gjate garanton jetëgjatësi ne çift.

Lajme të ngjashme

Back to top button