Vaksinat pesë-valente do të përdoren nga muaji tjetër

Nga muaji gusht, në një injeksion të vetëm do të gjenden vaksinat për tetanusin e difterisë, kollë të madhe, paralizë, verdhëz e llojit B si dhe Hemofilinë që shkakton meningjitin për foshnjat e sapolindura, 1-2 muajshe si dhe 5 muajshe.Të gjithë fëmijët e tjerë që e kanë marrë një pjesë të vaksinave të tilla, dozat e ardhshme do t’i marrin sikurse të sapolindurit, me injektime 5-valente.

“Të gjithë fëmijët që do t’i nënshtrohen vaksinimit obligativ, e që janë të moshës deri në 2 vjet, përfshi edhe ata që e kanë filluar tashmë vaksinim, do të vazhdojnë t’i marrin dozat, me vaksinat e reja polivalente. Ndërsa foshnjat që duhet të fillojnë tani me vaksinim, që në fillim do të marrin vaksina polivalente. Fëmijët, sikurse edhe deri tani, do t’i marrin vaksinat në shtëpinë e shëndetit. Fëmijët që janë më të mëdhenj se 1 vit, dhe që deri tani i kanë marrë këto vaksina, vaksina për sëmundje të tjera që nuk përfshihen tek ajo 5 valente, do t’i marrin veç e veç”, deklaroi për Alsat-M, Tanja Baevska Vuçkoviq, Drejtore e Shtëpisë së Shëndetit Shkup.

Ajo shtoi se në këtë mënyrë, nga 13 injektime për vaksinim, injektimet ulen në 7 për vitin e parë të jetës së tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button