Gruevski nuk paragjykon epilogun e vizitës së ndihmës-sekretares amerikane Njulland

Një ditë para vizitës së ndihmës-sekretares amerikane të shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë Viktoria Njulland, kryeministri Nikolla Gruevski nuk flet për pritshmërinë e kësaj vizite. Ai u shpreh se nuk dëshiron ta paragjykojë epilogun e vizitës. 

“Nuk mund të paragjykoj, nuk e di se si, dhe çfarë do të bisedohet konkretisht me zonjën Njulland”, tha Gruevski.
Ai gjithashtu  kërkoi nga LSDM-ja që del me qëndrim zyrtar nëse kërkesa e tyre finale është që VMRO DPMNE-ja të caktojë negociatorë të tjerë në vend të Gruevskit.

“Këtë e dëgjova nga zoti Tito Petkovski. Nëse ky bëhet qëndrim i opozitës, atëherë do t’u përgjigjem”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button