Kosovë, ja harta politike sipas rezultateve paraprake

Fuqia politike e LDK-së dhe PDK-së është pothuajse identike. LDK ka avantazhin të mbajë Prishtinën.

Më dobët në këto zgjedhje dolën AAK dhe Vetëvendosje. Ndërsa AKR shënoi fitore në Gjakovë.

LDK është në balotazh në 3 komuna, ndërsa prin në 9 të tjera. PDK ka fituar 4 komuna dhe prin në 8 të tjera. AAK prinë në 2 komuna. AKR, prin në 1 komunë në Gjakovë. Vetëvendosje nuk prin në asnjë komunë.

Kandidati i pavarur Rufki Suma ka fituar pa balotazh në Han të Elezit.

LDK prinë në Prishtinë, Pejë, Gjilan, PDK në Prizren, Ferizaj dhe Mitrovicë dhe AKR në Gjakovë.

Prishtina: LDK dhe Vetëvendosje në balotazh

Podujevë: LDK dhe PDK në balotazh;

Mitrovicë: PDK dhe AKR në balotazh;

Vushtrri: PDK dhe LDK në balotazh;

Obiliq: LDK dhe AAK në balotazh;

Fushë-Kosovë: LDK pa balotazh;

Lipjan: PDK dhe LDK në balotazh:

Ferizaj: PDK dhe LDK në balotazh:

Kaçanik: PDK pa balotazh;

Hani i Elezit: Rufki Suma pa balotazh;

Gjilan: LDK dhe PDK në balotazh;

Kamenicë: PDK dhe LDK në balotazh.

Viti: LDK dhe PDK në balotazh.

Prizren: PDK dhe LDK në balotazh.

Malishevë: IQM dhe PDK në balotazh.

Shtimje: PDK pa balotazh.

Suharekë: LDK dhe AAK në balotazh.

Rahovec: PDK dhe AAK në balotazh.

Gjakovë: AKR dhe AAK në balotazh.

Pejë: LDK dhe AAK në balotazh.

Junik: AAK dhe LDK në balotazh.

Klinë: PDK dhe AAK në balotazh.

Istog: LDK pa balotazh.

Skënderaj: PDK pa balotazh.

Drenas: PDK pa balotazh.

Dragash: PDK dhe LDK në balotazh. http://www.albeu.com/kosove/harta-politike-sipas-rezultateve-paraprake/130660/?ref=bubble

Lajme të ngjashme

Back to top button