Korça i “përket” sërish Partisë Socialiste

Me 15.953 vota ndaj 5.283 të rivalit të tij Sotiraq Filo, kandidati i Partisë Socialiste është kryebashkiaku i ri i Korçës. Ai ka marrë 10670 vota më shumë se Sotiraq Stratobërdha i Partisë Demokratike.

Procesi i numërimit të votave, i cili nisi mbrëmë rreth orës 22:00, shkoi kryesisht mirë dhe nuk pati vonesa, me përjashtim të një rasti, ku u gjetën tre fletë të palosura nga i njëjti person, megjithatë u vendos që ato të numërohen.

Pas një muaji fushate elektorale, Korça votoi dje për kreun e ri të bashkisë, pas dorëheqjes së Niko Peleshit i cili u përfshi në kabinetin e qeverisë Rama, si zv/kryeministër. 71. 750 votues në qytetin e Korçës u drejtuan te dielën kutive të votimit, për të zgjedhur Kryebashkiakun e ri të qytetit.

KQZ e ka vlerësuar procesin e votimit të qetë dhe normal. Deputetë të djathtë që kanë vëzhguar nga afër këtë proces shprehen se qytetarët korçarë dëshmojnë standardin demokratik në zgjedhjet shqiptare. /albeu http://www.albeu.com/shqiperi/me-10-mije-vota-me-shume-filo-zgjidhet-kryebashkiak-i-korces/130659/

Lajme të ngjashme

Back to top button