Zyrtari grek: Europa ka nevojë për Nanon, presidentin e ardhshëm shqiptar

Ish-kryeministri Fatos Nano ka qenë këto ditë në Kefalonia në Greqi për pushime me bashkëshorten e tij Xhoana Nano ku kanë takuar edhe disa personalitete vendase.

Çifti Nano ka takuar edhe kryebashkiakun e Kefalonisë Aleksandros Parisis dhe zv.kryetarin Dionisis Likudhis.

Ka qenë ky i fundit që ka vlerësuar shumë figurën e Nanos, raporton Dita (personi me blu në krah të Xhoana Nanos).

“Fatos Nano është një figurë politike dhe historike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Europën. Europa ka nevojë për të. Kemi dëgjuar nga mediat shqiptare se ai do të bëhet president i Shqipërisë dhe shpresojmë që t ëbëhet. Ai ka dy tipare që ne na pëlqejnë: është filogrek dhe është ortodoks”, ka thënë Likudhis.

Çifti Nano ka shkrepur disa foto me krerët e Bashkisë së Kefalonias dhe me bashkëshorten e tij.

Siç shihet edhe në foto Nano nuk i ka kushtuar shumë rëndësi shëndetit pasi ka shtuar shumë në peshë.

Por është e kuptueshme, ka kohë që është me pushime…

Lajme të ngjashme

Back to top button