Todorova: “Baroku” maqedonas është shenjë e dëshpërimit dhe pasigurisë

Historiania bullgare me famë botërore Marija Todorova, dje, në klubin GEM, mbajtnjë ligjëratë të titulluar “A ekziston nacionalizëm i dobët dhe a është kjo kategori e dobishme?”. Ajo gjatë ligjëratës shpalosi njohuritë e veta më të reja, një pjesë e të cilave akoma nuk janë publikuar.

Todorova foli për hulumtimet dhe analizat e saja të historiografisë dhe të tipologjisë së nacionalizmit, e veçanërisht për nacionalizmin të sponsorizuar nga shteti, ndërsa shtjelloi edhe konceptin e “nacionalizmit të dobët”. Duke përdorur në mënyrë komparative këtë kategori analitike, ajo e interpretoi nacionalizmin në Bullgari dhe Maqedoni si dy shembuj – studime të rastit, në kuadër të kontekstit ballkanik, evropian dhe global.

“Shembulli im i dytë për dobësi (përveç Bullgarisë) është Maqedonia në kohën e tashme. Ndërtimet arkitektonike që duhej ta madhërojnë krenarinë kombëtare, kryeqytetin e bukur e bukur e shndërruan nga klasik në atë që tani njihet si “baroku maqedonas”, i përmbajnë të gjitha kurthet e nacionalizmit. Do të duhej pritur që fuqia, entuziazmi dhe krenaria të jenë më të fuqishme te gjenerata e parë e nacionalistëve pas fitimit të pavarësisë ë shtetit, por mendoj se nuk është ashtu. Maqedonia është vend i vogël, pati disa momente kritike në historinë e vet të shkurtër që nga pavarësimi dhe megjithëse kjo nuk është krejtësisht e saktë, është e përhapur bindja se integriteti territorial maqedonas është i kërcënuar dhe nga ajo që e shoh dhe që e lexoj mund të shihet se ndër maqedonasit ekziston një ndjenjë e pasigurisë. Si rezultat i kësaj, artikulimi i nacionalizmit maqedonas është ekstremisht defanziv. Edhe antikizimi frenetik, sipas shkrimeve të më shumë antropologëve, paraqet shenjë të tentimit të dëshpëruar për brendim nacional në kuadër të kapitalizmit bashkëkohor neo-liberal. Për shkak të institucioneve të dobëta, mungesës së ndihmës nga anash dhe pasigurisë kulturore – në vepër është nacionalizmi ekstrem. Mendoj se kombi maqedonas në kontekst të qytetarisë është ende në zhvillim”, tha Todorova.

Lajme të ngjashme

Back to top button