Shpërthen zjarr në barakat afër tregut të gjelbërt në Tetovë

Në orët e mbrëmjes zjarri ka kapluar disa baraka plastike në afërsi të tregut të gjelbërt në Tetovë, informon zëdhënësi i policisë, Marjan Zafirovski.

Si rezultat i zjarrit  që ka shpërthyer në orën 17, janë djegur 5 barka plastike Në shuarjen  e zjarrit kanë intervenuar tre automjete të njësisë rajonale të zjarrfikëseve dhe për një kohë të shkurtër zjarri është lokalizuar.

Sipas informative të para, një person është lënduar në momentin që ka  hyrë në brendi të njërës prej barakave për të shuar zjarrin.

Policia ka siguruar vendin dhe pritet që të bëhet inspektimi për të gjetur shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button