BFI-ja, ngrit standardin “Hallall” në nivel kombëtar

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë  paralajmëron se do të përpiqet që standardin ‘HALLALL’, ta bëjë kombëtar dhe jo vetëm standard ushqimor fetar. Nga muaji shtator BFI-ja e Maqedonisë ka themeluar Agjencinë për Standardin Hallall. 

“Me themelimin e Hallall Standardit nga Agjencioni për Hallall Standardin ne kemi dërguar njoftime gati në të gjitha asociacionet evropiane për Hallall Standard, njëkohësisht dhe bëhemi si anëtarë të atij asociacioni, për arsye se asociacioni për Hallall standard i Evropës është si një organ referent për hallall standardin në Evropë. Vet ajo që ne ishim të thirru në shtator në samitin ndërkombëtarë për hallall standard në Malajzi tregon qartë se institucionet më të larta të hallall standardit dhe ato me përvojë veç na kanë pranua si anëtarë i barabartë me ato sa i përket hallall standardit”, tha  Driton Dikena , drejtor i Vakëfit të BFI të RM, për Allsat M.

Nga BFI thonë se janë në kontakt me të gjitha odat ekonomike në vend dhe se tashmë dihet tarifa se sa kushton një certifikatë. Sipas Dikenës, çmimet janë më të ulëta se më parë, kurse qëllimi është që ky standard të ngjitet në nivel kombëtar.

“Qëllimi ynë kryesor është gjithsesi që ky standard të mos mbetet vetëm si një standard fakultativ që kryen vetëm obligimin fetarë por të bëhet një standard i obligueshëm ligjor me të cilin Maqedonia do të mundet  ta fus në atë pjesë të vete të standardeve nacionale. Një gjë të tillë nga agjencionet e ndryshme e ka Malajzia, eventualisht edhe Bosnja e Hercegovina”, tha Driton Dikena , drejtor i Vakëfit të BFI të RM.

Lajme të ngjashme

Back to top button