Corriere: 9 në 10 familje kultivojnë hashash në Lazarat

Lazarati është edhe njëherë në qendër të vëmendjes së mediave të huaja. Së fundi është gazeta e njohur italiane “Corriere Della Sera”, e cila ka realizuar një reportazh në fshatin që siç e përshkruan ajo “të gjithë kultivojnë hashash” dhe ku “vetëm varrezat janë një zonë e pastër”.

“Nuk jemi kriminelë”, thotë Afërdita, e cila komandon dhjetra gra. “Pa marijuanë do të kishim vdekur, nuk kemi ku të punojmë”. Të rinj dhe të vjetër janë të angazhuar në përpunimin e hashashit, shkruan më tej Corriere, i cili më pas varet në skele për tu tharë. Së shpejti kjo e gjitha do të jetë e thatë, i copëtuar dhe paketuar”, rrëfen Afërdita.

“Në Lazarat, 9 në 10 familje merren me ketë biznes. Çdo familje prodhon një mesatre prej një ton në vit. Çdo kilogram shitet në treg 300-320 euro. Banorët nuk janë më shumë se 4 mijë, por këtë ditë janë rreth dy herë më shumë. Të tjerët janë punëtorë sezonalë. Ata avijnë nga qendra dhe jugu në mëngjes, dhe ikin pas perëndimit të diellit.

“Paguajnë mirë, 30 mijë lekë të vjetra në ditë”, thotë Marjola nga Vlora. “Unë kam tre fëmijë për të ushqyer dhe burri më ka vdekur”, shton ajo.

“Unë nuk e di se çfarë do të kishim bërë pa hashashin. Ne jemi të gjithë të harruar nga autoritetet lokale, shtetërore, madje edhe nga të huajt”, shprehet Agroni.

Puna në Lazarat, sipas Agronit, është e ndarë në këtë mënyrë, gra dhe fëmijë janë të përfshirë në kultivimin, korrjen, etj, ndërsa burrat merren me transportin. Mënyrat e zakonshme të transportit janë me makinë, kalë dhe gomar. Italia është tregu kryesor, shkruan Corriere.

“Kultivimi është në rritje. Këtë viti ka një prodhim 40% më shumë se në vitin 2012”, thotë Adriani.

Konfirmimi vjen edhe nga raporti i fundit e Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Po ku përfundojnë fitimet?

“Një pjesë e tyre investohen në hotele e bregdetit shqiptar”, thotë për Corriere një zyrtar i shërbimeve inteligjente në Tiranë. Por prirjet e reja janë, blerje shtëpish në Spanjë, Itali, dhe Turqi”, shton ai.

Corriere citon edhe për problemet shëndetësore të raportuara së fundi për përpunuesit e hashashit, si dhe deklarimet e kreut të policisë së shtetit Artan Didi, se në fshatin e drogës mund të ndërhyhet vetëm pas mbështetjes së plotë. /albeu http://www.albeu.com/shqiperi/corriere-9-ne-10-familje-kultivojne-hashash-ne-lazarat/130624/

Lajme të ngjashme

Back to top button