Incidentet zgjedhore, 18 të arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar 18 persona gjatë ditës së sotme të cilët kanë tentuar të pengojnë procesin zgjedhor. Laura Pula, kordinatore për zgjedhje në prokurorinë e shtetit tha se arrestimet janë kryer në Gjilan, Mitrovicë, Malishevë, Drenas, Istog dhe Podujevë.

Kryeprokurori raporton për një rast që bëhet fjalë për një anëtar të një subjekti politik, afër një qendre të votimit, që po shpërndan disa letra duke i udhëzuar qytetarët se për kënd të votojnë. Personi në fjalë, po merret në pyetje nga policia.

Po ashtu, kryeprokurori ka bërë të ditur se janë gjashtë prokurorë që po përcjellin mbarëvajtjen në Prizren.

“Qysh në mëngjes, pak para orës 8:00, jemi informuar se në disa vendvotime kemi pasur mungesë të vulave dhe është vonuar hapja e vendvotimeve, ndaj është vendosur që të përdoren vulat rezervë”,-thuhet në njoftim. /albeu http://www.albeu.com/kosove/incidentet-zgjedhore-16-te-arrestuar/130616/

Lajme të ngjashme

Back to top button