Recension: Fatkeqësi e tmerrshme hekurudhore në Shkup

Ky material nëpërmjet titullit e e dezinformon dhe e shqetëson opinionin, duke thënë se në kryeqytet ka pasur një “fatkeqësi të tmerrshme hekurudhore”!  Për fat, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

http___www.press24.mk_strashna-zheleLinku deri te artikulli origjinal: Fatkeqësi e tmerrshme hekurudhore në Shkup

Data dhe koha e publikimit: 03.07.2015, 08:30

Data e recensionit: 05.07.2015

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

“FATKEQ” ËSHTË TITULLI!

Titulli me të cilin, në fakt, komunikohet informata jo e vërtetë, është problemi kryesor i artikullit. Prej tij mund të konstatohet sikur në tekst raportohet për ndonjë tragjedi të madhe hekurudhore me shumë viktima njerëzore. Mirëpo, dramatikë ka vetëm në konstruksionin e titullit, e jo edhe në pjesën përmbajtësore të tekstit.

Në fakt, edhe pse nuk është theksuar në mënyrë precize, bëhet fjalë për buletinin e zakonshëm ditor të MPB-së, që është publikuar pa asnjë përpunim plotësues gazetaresk. Të dhënat në të nuk janë të vërteta. Materiali i njëjtë dhe në formë identike, mirëpo me tituj më korrekt, ishte edhe në disa media të tjera, ndërsa sipas kohës së publikimit, fillimisht në agjencinë informative shtetërore.

Ky raport policor, në mes tjerash, informon se më 2 korrik 2015 ka pasur një fatkeqësi hekurudhore, mirëpo jo “të tmerrshme” siç thuhet në titull, por:

“Ka ndodhur edhe një fatkeqësi hekurudhore, me ç’rast një udhëtar ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa dy makinistë të trenit kanë pësuar lëndime të lehta.”

Edhe përkundër praktikës së mirë gazetareske, e cila nënkupton se raportet gazetareske (veçanërisht në raste të fatkeqësive) duhet të jenë të lira nga senzacionalizmi, në rastin konkret, që të tërhiqet vëmendje më e madhe, qëllimisht është përzgjedhur një titull i tillë që e stërzmadhon ngjarjen.

Mirëpo, nuk është vetëm titulli. Edhe fotografia që është përdorur si ilustrim, e në të cilën duken dy vetura të ndihmës së shpejtë, është gabuar krejtësisht. Ajo nuk ka lidhje me tekstin i cili informon për numrin e fatkeqësive të komunikacionit dhe për intervenimet e shërbimit të merimangës në Shkup.

Shikuar në tërësi, pikërisht për shkak të këtyre mangësive, materiali që e recensojmë meriton vlerësim negativ.

Lajme të ngjashme

Back to top button