Vuçiq pranon ftesën e Ramës: Do ta shikojmë ndeshjen bashkë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar ftesën e homologut të tij nga Shqipëria, Edi Ramës, që të jetë i pranishëm në ndeshjen kthyese mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Drama e krijuar pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, i cili i jepi 3 pikë Shqipërisë nga ndeshja e ndërprerë në Beograd, po vazhdon edhe më tej mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq.

Ky i fundit, në dialogun në distancë, përmes postimeve në Twitter, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ramës, për të qenë shikues në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër, gjatë ndeshjes mes dy përfaqësuesve.

Në postimin e tij në Twitter, Vuçiq i është përgjigjur shkurt Ramës “Punë e kryer. Do të vijë me kënaqësi”.

Lajme të ngjashme

Back to top button