Janë fituar 158 milionë në loto dhe askush nuk shkon t`i marrë!

Më 24 gusht 2013 dikush në Zvicër, në kantonin Valis kishte qëlluar xhekpotin e lotarisë Euromillions, me çka kishte fituar shumën rekorde për Zvicër, 115.8 milionë frangash. Por në fakt këtë shumë nuk e ka fituar (tërhequr) ende askush, edhe pse kanë kaluar tashmë dy muaj e gjysmë nga tërheqja.

Kështu siç shihet gjendja, fituesi ose fituesja nuk e ka idenë se ka fituar ose thjesht, e ka humbur dikund tiketën e lotarisë. Sidoqoftë, ai ose ajo ka ende kohë. Rregullat e lotarisë në Zvicër parashohin që e drejta për të marrë fitimin e realizuar përfundon gjashtë muaj pas shpalljes së fituesit.

Deri më tash përgjegjësit për Romandi i lotarisë (Loro), ku hyn edhe Valisi, nuk kanë marrë ndonjë qëndrim rreth gjithë kësaj.

Ndërsa një zëdhënës i Swissloss ka treguar se “80 për qind e atyre që fitojnë në loto, vijnë ta tërheqin fitimin e tyre brenda dy javëve të para.

Lajme të ngjashme

Back to top button