Kriteriume te reja në provimin për mësues dhe drejtorë

Projektligjet janë gati dhe gjatë javës së ardhshme do të gjenden për debat në parlamentin e Maqedonisë.

Projektligji i parë është për trajnimin dhe testimin e drejtorëve të shkollave fillore, të mesme, ndërsa projektligji i dytë ka të bëjë me provimin profesional të mësuesit, bashkëpunëtorit profesional dhe edukatorit në shkollë fillore, të mesme dhe konvikte.

“Propozim-ligji i parë do të sigurojë kushte të barabarta për trajnim cilësor dhe dhënien e provimit për drejtor, transparencë në dhënien e provimit dhe kuadro më cilësore menaxheriale në institucionet arsimore. Çdo kandidat për drejtor duhet të kalojë trajnimin kryesor, dhe më pas do ta japë provimin me të cilin do të kontrollohet aftësia e tij e përgjithshme për udhëheqjen dhe organizimin e punës në shkollë. Trajnimi do të realizohet në gjashtë module. Trajnimet do t’i organizojë Qendra Shtetërore për Provime”, ka deklaruar ministri i Arsimit, Ristovski.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski theksoi se këto reforma do të kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe në zhvillimin e sistemit edukativo-arsimor në vend. 

Lajme të ngjashme

Back to top button