Komunikacioni në Tetovë gjithnjë e më i rrezikshëm

Të dhënat e prezantuara nga policia në seancën e fundit ët Këshillit komunal në Tetovë, tregojnë se komunikacioni në Tetovë po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm për sigurinë e qytetarëve.

Të dhënat e  prezantuara në këtë seancë tregojnë së në  gjashtë mujorin e parë të  vitit 2013  pesë persona kanë  humbur jetën gjatë fatkeqësive të komunikacionit në Komunën e Tetovës, për dallim nga viti 2012 kur ka pasur 4 persona që kanë humbur  jetën.  

Gjatë vitit 2013 janë regjistruar rreth 23 persona të cilët gjatë  fatkeqësive në komunikacion  kanë marrë lëndime të rënda  trupore,  ndërsa në të njëjtën  periudhë në vitin 2012 ka pasur  15 persona  me lëndime të rënda trupore . 

Në vitin 2013 gjithashtu rritje shënon edh numri i persona që gjatë fatkeqësive të komunikacionit  kanë marrë lëndime të lehta trupore, ku numri 97 persona, ndërsa në vitin 2012 ka qenë 88 persona. Për dallim nga aksidentet tjera, numri i aksidenteve  vetëm me dëme materiale në vitin 2013 është ulur nga 230 , në vitin 2012  në 220 aksidente me dëme materiale në vitin 2013.

Numri  më i madh i aksidenteve të komunikacionit  ka ndodhur gjatë muajt janar dhe qershor , ndërsa  periudha kohorë , ku ndodhin më shumë aksidente është nga ora 16 deri në ora 18,  ku janë bërë gjithsej  46 aksidente. Si ditë ku numri I aksidente është më I madh në komunë  e Tetovës llogaritet dita e enjte  me gjithsej  66 aksidente.

Si shkaktarë më i madh i fatkeqësive të komunikacionit  në  territorin e Komunës  së Tetovës, llogaritet shpejtësia  e papërshtatshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button