Recension: Qytetarët grekë: qëndroni sa më larg bandës së quajtur BE

07032015-Netpres-Grcija-crop-resize

Thjesht është e pabesueshme që një gazetar, i cili, thënë kalimthi – nuk është nënshkruar, mund të shkojë në terren në një vend të huaj dhe të raportojë për një ngjarje shumë të rëndësishme, e megjithatë të bëjë një raport aq sipërfaqësor, të anshëm dhe tendencioz.

Teksti që e recensojmë është raport nga terreni, pas vendimit të qeverisë greke që të realizojë referendum për atë se a duhet Greqia ta pranojë ofertën e kreditorëve ndërkombëtarë për dalje nga kriza e thellë financiare.

Drama me të cilën ballafaqohet fqinji ynë jugor meriton një vëmendje shumë serioze, e jo vetëm një prezantim sipërfaqësor të disponimit të qytetarëve, që është shumë i njëanshëm, aspak i balancuar.

07032015-Netpres-GrcijaLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Qytetarët grekë: qëndroni sa më larg bandës së quajtur BE

Data dhe koha e publikimit: 29.06.2015, 18:07

Data e recensionit: 03.07.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Qëndrimet kategorike nga hyrja e këtij recensioni dalin nga qasja e gazetarit i cili, pasi që ka qenë në terren, është dashur shumë më me kujdes dhe në mënyrë më të themeltë ta përshkruajë situatën me të cilën ballafaqohen qytetarët e Greqisë para ambisit financiar para të cili u gjend vendi i tyre, e me këtë edhe çdo qytetar në veçanti.

Në vend të kësaj, para nesh kemi një tregim të cekët, i cili, përveç reagimeve emotive të disa qytetarëve grekë, është krejtësisht i anshëm. Nuk ka asnjë qytetar në “anketën” e medies i cili e përfaqëson palën tjetër, e dihet botërisht se opinioni në Greqi është i ndarë në gjysmë në lidhje me referendumin. Domethënë ka edhe qytetarë që mendojnë se vendi duhet të ballafaqohet me krizën, se qytetarët duhet ta shtrëngojnë rripin, ndërsa politikanët ta marrin përgjegjësinë.

Nuk është publikuar as qyteti ku është bërë kjo anketë dhe storje gazetareske.

Në vend të pasqyrës së balancuar dhe gjithëpërfshirëse për atë që ndodh në Greqi, media dhe autori i tekstit që e recensojmë, ofron një tekst të anshëm që nuk mund ta fshehë tendenciozitetin dhe qëllimin që situata në Greqi të shfrytëzohet për “qërimin e hesapeve” me Bashkimin Evropian dhe me bashkësinë ndërkombëtare.

Shumë e tejdukshme dhe krejtësisht jorelevante për një observim profesional gazetaresk.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button