Dacia përsëri theu “gjipsin” e Renovës

Ka përfunduar aventura evropiane e Renovës, kështu të përzgjedhurt e Qatip Osmanit nuk kanë mundur asgjë më shumë të bëjnë as në Moldavi, ku kanë pruar disfatë të thellë.

Gjithçka u pa që në fillim të ndeshjes, kur në minutën e 9-të Eugeniu Cociuc shënoi për epërsi të Dacia, por pak shpresë dha goli i Izair Eminti në minutën e 32-të, e që na la të besojmë se ne pjesën e dytë do të jetë më mirë.

Por në 45 minutat lëshoi forca e “gjipsit” të Renovës, pasi vendasit shënuan edhe tre gola të tjerë. Vasile Jardan në mintën e 55-të, pastaj në të 60-tën Vasili Pavlov dhe për pikë në fund shënoi Evgeni Lozovoi në minutën e 88-të, që rezultati përfundimtarë të jetë 4:1.

Të përkujtojmë se Renova edhe në ndeshjen e parë në Shkup kishte pësuar disfatë me rezultat 1:0. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button