Recension: Përfundoi referendumi: Greqia kalon në drahma

Ka dy të pavërteta në përmbajtjen mediatike që e recensojmë. E para në titull, për shkak se nuk mund të përdoret titull i cili në mënyrë kategorike thotë se Greqia ka kaluar në drahma, ndërsa e dyta është teksti dhe pohimet në të, që janë marrë në bazë të një fotografie nga një llogari fiskale. Prej saj mund të shihet se në momentin kur është bërë fotografia (5 korrik, në orën 12:13) referendumi as që kishte përfunduar, e as llogaria nuk është paguar në valutën e vjetër greke.

07072015-Republika-DrahmiLinku deri te artikulli origjinal: Përfundoi referendumi: Greqia kalon në drahma (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 05.07.2015, 22:53

Data e recensionit: 07.07.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Po, është e vërtetë se gazetarët mund të bëjnë shaka ose të marrin përmbajtje që janë satirë ose të ngjashme, mirëpo kjo duhet të theksohet në mënyrë të qartë.

Në këtë rast, në vend të titullit të tillë, i cili nuk është i vërtetë, ka mundur të “luhet” me ironi dhe me satirë, që përkon me mentalitetin dhe disponimin e qytetarëve të vendit fqinj, mirëpo, e potencojmë edhe një herë, kjo duhet të shënohet në mënyrë të qartë.

Sepse, edhe sipas Kodit të gazetarëve, e vërteta dhe saktësia janë parime kryesore të gazetarisë. Ashtu thotë neni 1 i Kodit:

Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dokumente. Nëse informata nuk mund të vërtetohet, ose bëhet fjalë për supozim, përkatësisht spekulim, kjo duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur.

Kuptohet, në gazetari gjithmonë ka vend për shaka dhe humor të mirë, mirëpo ato assesi nuk guxojnë ta zëvendësojnë të vërtetën ose të përdoren në mungesë të kreativitetit ose për shkak të dëshirës për të qenë me çdo kusht me orientim senzacionalist.

Lajme të ngjashme

Back to top button