Recenzion: “Tetova “pushtohet” nga lypsarët!“

Gjurma - Tetova pushtohet nga lypsaret

Ka disa karakteristika specifike të cilat dallojnë lajmin nga komenti dhe përbërësi kryesor i një lajmi duhet të jenë të dhënat dhe faktet. Përveç një fotografie ku vërehën disa lypësar tek qëndrojnë në një hapësirë publike të qytetit të Tetovës, faktet tjera që të mbështesin pohimet e autorit të këtij lajmi, se “Tetova është “pushtuar” nga lypësarët”, mungojnë.

Gjurma - Tetova pushtohet nga lypsaretLinku deri te artikulli origjinal: “Tetova “pushtohet” nga lypsarët”

Data e botimit: 02.07.2015

Data e recenzionit: 03.07.2015

Recenzent: Fatlume Dervishi

Lajmi në fjalë flet për një fenomen të ndjeshëm social mbi të cilin, të gjithë, në momente të caktuara japim vlersimet dhe mendimet tona. Por kur kjo bëhet për efekt lajmi, duhet të mbështetet me fakte dhe shifra. Autori pohon se “Ardhja e muajt të ramazanit është edhe një arsye që ky numër të shtohet sa më shumë edhe ajo çka është një fenomen se shumica e tyre nuk janë nga Tetova por nga qytetet të tjera të Maqedonisë të cilët vijnë në Tetovë si në punë sezonale në muajin e ramazanit dhe me ardhjen e mërgimtarëve.” Ai nuk tregon se nga i ka marrë këto të dhëna dhe si mund ta vërtetojë këtë.

Zakonisht, informacionet me karakter të këtillë, mund të sigurohen në Qendrën për Punë Sociale të qytetit apo dhe institucione të tjera dhe të dhënat që do të vinin do të ndihmonin për të verifikuar ose për të hedhur posht atë që thuhet në tekst.

Citimi i një burimi me kompetencë e bën më të besueshëm lajmin dhe përderisa këtij lajmi i mungojnë burimet zyrtare, mbetet, thjeshtë, një vlersim personal i autorit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button