Recension: Çfarë ke o Rafiz Aliti me Marrëveshjen e Ohrit!

Çdo medie dhe gazetar ka të drejtë të ngrejë pyetje dhe çështje që janë me interes publik, por ti botojë ato vetëm kur mbështeten në fakte dhe duke respektuar parimet bazë të gazetarisë dhe etikës gazetareske. Një prej parimeve thelbësore është ndarja e lajmeve nga komentet dhe editorialet e medias. Teksti që po i bëhet recension i përmban të gjitha elementet e komentit dhe shumë më pak të një lajmi. Teksti është përplot konstatime dhe supozime të pa bazuara në fakte dhe deklarata relevanta.

Çfarë ke o Rafiz Aliti me Marrëveshjen e Ohrit

 

Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Çfarë ke o Rafiz Aliti me Marrëveshjen e Ohrit!

Data dhe koha e publikimit:  02.07.2015 në 15:13

Data e recensionit: 06.07.2015

Recensues: Benjamin Arifi

 

 

 

 

 

 

Aliti si duket guximin e paska të vonuar, pasi në asnjë kongres të BDI-së dhe në asnjë takim tjetër nuk doli publikisht me këto qëndrime që të alarmojë opinionin publik. Por, reagimi i sotëm i Alitit mund të shihet nga dy këndvështrime.

E para, Aliti asnjëherë më parë nuk ka reaguar ndaj mosiplementimit të Marrëveshjes së Ohrit, por atëherë ai ishte drejtor i Ndërmarrjes publike “Postat e Maqedonisë” që rrotullonte miliona euro dhe bënte çfarë dëshironte ai duke i punësuar familjarët dhe miqtë e tij më të ngushtë nga Derveni i Shkupit. Atëherë Marrëveshja e Ohrit për Alitin ishte e përkryer ndërsa tani e quan me fjalët ofenduese “Marrëveshja e Tunguzisë”.

E dyta, Aliti edhe pse në përbërjet e ndryshme të Parlamentit mbante postin e Nënkryetarit të Parlamentit, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së ai asnjëherë nuk arriti të bllokojë ndonjë ligj që ishte në dëm të shqiptarëve.

Këto janë vetëm disa nga konstatimet që përdoren nga autori i tekstit. Vetë imponimi i këndvështrimeve të tij e transformon tekstin nga lajmi në koment. Duhet pasur parasysh gjithmonë se teksti që po i bëhet recension është postuar në kategorinë e lajmeve të portalit dhe është “shitur” si lajm dhe jo si opinion ose editorial.

Përveç komenteve dhe konstatimeve, teksti përmban edhe sulme personale dhe ofendime të rënda, gjithashtu të pabazuara me argumente, dokumente ose deklarata relevante.

Dija e një profesori të edukatës fizike është e cekët që të menaxhojë ligjet në Parlament, e mos të flasim që pa njohur gjuhën angleze udhëtoi nëpër Parlamenetet e shteteve të BE-së.

Është tepër ironike që Aliti asnjëherë pranë vetes nuk ofroi njerëz profesionistë por gjithmonë militantët partiak të dëgjueshëm të cilët ishin të pashkolluar.

Përkundër këtyre akuzave dhe maskimit të tekstit si lajm, personazhi i lajmit, deputeti Rafis Aliti nuk është kontaktuar për ti kërkuar deklaratë. Me këtë shkilet një tjetër parim i rëndësishëm gazetaresk – kontaktimi i të gjitha palëve të përfshira në një tekst.

Në tekst nuk raportohet se sipas ligjeve, parlamenti është institucioni që emëron qeverinë dhe prandaj ministrat japin llogari para deputetëve. Deputetët edhe pse të së njëjtës parti mund dhe duhet të pyesin ministrat për mbarëvajtjen e qeverisjes. Teksti qartë shihet se është tendencioz dhe mban njërën anë, që nuk është në përputhje me normat profesionale të gazetarisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button