Recenzion: Fushata qeveritare për interes publik apo për korruptimin e mediave?

Që lajmi të jetë më i besueshëm gazetarët konsultojnë ekspertë të çështjeve të cilat i trajton në tekst. Por si çdo burim edhe ata duhen cituar. Shpesh fjalitë “Ekspertët e shtrojnë këtë pyetje”, apo “sipas ekspertëve”, etj. pa i cituar se kush janë mund të lënë dyshime për vërtetësinë e konstatimeve në tekst.

iliridA6Linku deri te artikulli origjinal:Fushata qeveritare për interes publik apo për korruptimin e mediave?

Data dhe koha e publikimit: 02.07.2015

Data e recenzionit: 03. 07. 2015

Recenzent: Xhenis Sulimani

 

Ekspertë të ndryshëm konsultohen kur çështje specifike trajtohen në media. Kjo bëhet sepse ekspertët shpjegojnë më së miri fenomenet që ndjekin dhe studiojnë duke i sqaruar për publikun por edhe për faktin se ata janë edhe një burim për argumentet që mund të ngrejë një palë tjetër.

Lajmi që po e recensojmë bazohet në konstatime të ekspertëve, por nuk i citon ato.

“Fushata për interes publik apo për korruptimin e media? Pasi filloi reklamimi masiv i qeverisë, ekspertët e shtrojnë këtë pyetje, nëse paratë për fushata shfrytëzohen për të përfituar nga besnikëria e mediave apo për promovimin e qëllimeve publike.”

Dilema parashtrohet në tekst sipas disa ekspertëve, por asnjë qëndrim i ekspertëve nuk gjendet, citohet në tekst. Disa herë gazetarët i marrin të mirëqena informacionet që mbase konsiderohen të ditura për publikun e gjerë. Gjithsesi çdo referim sërish kërkon edhe citim të saktë të burimeve.

Nëse konstatimi bazohet në qëndrime ekspertësh, qëndrimet do të duhej të publikoheshin, për të mos krijuar lexuesi dyshime mbi vërtetësinë e çështjes së ngritur. Sa më shumë ekspertë aq më e madhe relevanca e lajmit. Sidomos në raste kur kemi të bëjmë çështje që kërkojnë më shumë shpjegim, që publiku të kuptojë saktë informacionin.

Lajme të ngjashme

Back to top button