Zaev: Nuk pranojmë ndryshim të emrit të Maqedonisë, nëse preket identiteti

LSDM nuk do të lejojë ndryshimin e emrit të Maqedonisë nëse propozimi i ri prek identitetin maqedonas. Kështu ka deklaruar në Strugë, kryetari i partisë më të madhe opozitare maqedonase, Zoran Zaev.

Propozimet e dhëna si Maqedonia e Epërme apo Veriore janë të papranueshme për LSDM – në, ka theksuar ai.

“Emrat para fjalës Republika e Maqedonisë, ose çfarëdo formulimi do të shqyrtohen, por pa u prekur Kushtetuta e shtetit, gjuha ime kombëtare, kultura ime si maqedonas”, ka thënë Zaev. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button