Recension: FOTO: Një maniak mbjell frikë në Aerodrom të Shkupit!

Ky është një shembull klasik për atë se si gazetarët nga një publikim i zakonshëm në rrjetet sociale mund të bëjnë senzacion, e në këtë rast edhe të përhapin panik. Ajo që mungo në këtë tekst janë faktet, dhe, sipas kësaj, lehtë mund të vihet në pikëpyetje vërtetësia e informatës së publikuar.

ФОТО  Манијак сее страв во скопски Аеродром    Сител ТелевизијаLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Një maniak mbjell frikë në Aerodrom të Shkupit!

Data dhe koha e publikimit:  29.06.2015

Data e recensionit: 03.07.2015

Recensues: Аna Anastasovska

“Një maniak këtyre ditëve “operon” nëpër lagjen Aerodrom të Shkupit. Sulmon vajza kur janë vetëm, ndërsa në rrjetet sociale janë duke u shpërndarë ankesat e dy vajzave, të cilat janë ballafaquar me të. Edhe pse njëra nga vajzat thotë se rastin e ka paraqitur në polici, prej atje nuk ka konfirmim zyrtar.”

Që në fillim të tekstit, autori le hapësirë për të dyshuar në këtë informatë. Thuhet se dy vajza në “Facebook” e paskan shpërndarë këtë informatë,, mirëpo se për këtë nuk paska asnjë konfirmim zyrtar nga MPB-ja. Pyetja që parashtrohet këtu është se pse gazetari nuk është përpjekur të marrë ndonjë informatë zyrtare, qoftë ato konfirmuese ose jo, dhe pse pa nevojë shkakton panik? Nuk ka deklaratë të MPB-së, nga qytetarët, nuk janë kontaktuar vajzat që e kanë publikuar këtë informatë.

A thua çdo publikim në rrjetet sociale duhet të merret si i vërtetë dhe menjëherë të plasohet para publikut? Çka nëse informata nuk është e saktë? Çka duhet të mendojnë prindërit e vajzave, të cilat, gjoja, paskan qenë cak i maniakut, i cili ndoshta edhe nuk ekziston? A nuk ka menduar gazetari se çfarë paniku mund të shkaktohet te prindërit vajzat e të cilëve shëtiten vetë në mbrëmje nëpër lagjen Aerodrom?

Është detyrë e gazetarit që kur të vijë deeri te ndonjë informatë, ta verifikojë atë nga sa më shumë burime që është e mundur, që ta konstatojë vërtetësinë e saj. Informata e plasuar kështu, ka për qëllim vetëm të jetë senzacionale dhe të tërheqë sa më shumë vëmendje dhe lexueshmëri pa marrë parasysh vërtetësinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button