Qytetarët e pengojnë rrëzimin e garazheve në Vodno (Video)

Qytetarët e rrugës Pitu Guli të inatosur brohorisnin dhe nuk i lejonin makineritë e ndërtimit të depërtojnë te garazhet e tyre për ti rrafshuar. Kjo është hera e dytë që dështon përpjekja për t’i rrafshuar garazhet që të hapet rrugë për te tokat kontroverse, për të cilat u informua publiku nga “bombat” e LSDM-së.

“Ata duan të bëjnë rrugë në kodrën mbi ne e cila është pyll, dhe duan ta presin dhe të bëjnë ndërtesa këtu. Problemi është se duan ta bllokojnë gjithë vendin, qarkullimin e ajrit, gjelbërimin më nuk do e kemi. Nuk besoj se kodra mund të jep mjaft sipërfaqe për këto ndërtesa.”

 

Qytetarët ankohen se me këtë përpjekje për të prerë 20 mijë metra katror nga pylli, rrezikohen edhe shtëpitë e tyre për interesa politike.

“Ne jemi këtu për ta mbrojtur gjelbërimin. Do të ketë problem nëse e shkatërrojnë kodrën”, thonë qytetarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button