LDK zgjodhi Kryesinë e re
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur kryesinë e re. Agim Veliu, Haki Rugova dhe Lutfi Haziri janë zgjedhur nënkryetarë të partisë. Ndërsa, sekretar është zgjedhur Ismet Beqiri.
Të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së votuan pro zgjedhjes së nënkryetarëve dhe sekretarit.
Ndërkohë, sipas kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, pritet që edhe dy nënkryetar të zgjedhën në shtator.
Votimi është bërë i hapur me ngritje dore.