Partnerë në reforma: Nuk ka më kolona të gjata të kamionëve në kufi

Kolonat e gjata të kamionëve dhe pritja me orë të tëra në kufijtë e vendit mbesin në histori, pas instalimit të sistemit të ri elektronik tranzitor të doganës. Ky softver i financuar nga Bashkimi Evropian, mundëson që të gjitha deklaratat e letrës për tranzit, të cilat dorëzohen gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi, të zëvendësohen me një deklaratë elektronike.

Doganierët e vendit me kolegët e tyre në Evropë tani flasin gjuhë identike “doganore”, sqaron Vesna Korunovska, shefe e stacionit doganor në Dojran. Ajo thotë se më nuk i ndalojnë transportuesit në kalimet kufitare sepse vetëm një palë dokumente vlejnë në të gjitha vendet anëtare të Konventës për veprim të përbashkët tranzitor, mes të cilëve është edhe vendi i jonë.

“Stacionet tona doganore tani janë pjesë e rrjetit evropian të cilin e përbëjnë 3000 stacione doganore nga 34 vende në Evropë. Stacionet tona doganore punojnë në bazë të rregullave të njëjta me ato të administratave doganore të Shteteve Anëtare të BE-së, EFTA, dhe Turqisë dhe mes vete këmbejmë mesazhe standarde elektronike, thotë Korunovska.

Nga Drejtoria e Doganave sqarojnë se deklaratat elektronike për tranzit e shkurtojnë dukshëm kohën e pritjes në kalimet kufitare. Më parë janë dorëzuar edhe deri në 360 mijë deklarata doganore të letrës në vjet.

“Gjatë eksportimit të mallërave nga vendi, dorëzimi, pranimi dhe përpunimi i deklaratës tranzituese doganore bëhet me përdorimin e teknologjisë moderne kompjuterike. Sistemi kujdeset për atë se a është plotësuar deklarata në mënyrë të duhur dhe nëse është plotësuar mirë atëherë e pranon, kurse nëse nuk është mirë i sugjeron shpediterit atë që duhet ta ndryshojë.

Me këtë sistemi ndihmon që të shkurtohet koha e përgatitjes së deklaratës për tranzit, dhe kështu automjetet të lirohen më shpejtë. Gjatë importimit të mallit, të dhënat e automjetit dhe të mallrave janë në dispozicion në sistemin tonë para arritjes fizike të mallrave dhe kështu para kohe i kemi të gjitha të dhënat për ato. Në bazë të kësaj marrim vendim nëse duhet t’i kontrollojmë mallrat apo t’i lirojmë menjëherë pas arritjes”, sqaron Korunovska.

Transportuesit thonë se për ata më e rëndësishme është që të mos ketë pritje në kalimet kufitare që të mund të transportojnë më shpejtë prodhimet nga vendi.

“Me sistemin e ri është lehtësuar puna, duke mos humbur kohë për doganë dhe shpedicion, nuk duhet të hyjmë në terminale por vetëm kalojmë kufirin. Përveç në Serbi, ku rregulli i ri nuk vlen akoma, me dokumentin e njëjtë që na e japin shpediterët e Greqisë për shembull, kur bëhet transport nga Greqia në ndonjë prej vendeve të Evropës, udhëtojmë deri në vendin e shkarkimit. Nuk humbim kohë për shpedicion, e as në doganë, thotë Dragi Zafirovski, i cili tashmë 10 vjet punon si transportues.

Ai tregon se më parë ka ndodhur që të kalojë një ditë të tërë në njërin nga kalimet kufitare të vendit, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian.

Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave, Natasha Radevska Krstevska thotë se transporti më i shpejtë i prodhimeve të cilin e mundëson sistemi i ri elektronik për tranzit, shton konkurrencën e ekonomisë vendore.

Përveç kësaj, sistemi tranzitor nënkupton edhe efikasitet më të lartë në zbulimin e mashtrimeve, gjë që përmirëson dukshëm sigurinë gjatë zbatimit të veprimeve tranzitore.

Projekti “Sistemi i ri i kompjuterizuar për tranzit dhe mbështetja për zbatimin e tij” u financua nga Bashkimi Evropian me 3 milionë euro. Drejtoria Doganore filloi ta implementojë këtë sistem në vitin 2011, kurse tërësisht zbatohet prej muajit korrik të vitit 2015.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button