Qeveria: s’ka vendim për emërim të Korridorit 8
Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Aleksandar Gjorgjiev pas shkrimeve për emërimin e Korridorit 8 sipas emrit të humanistes dhe nobelistes Nëna Terezë, tha se deri më tani nuk është marrë ky vendim.
“Nuk ka vendim për ndryshim të Korridorit 8 me emrin Nëna Terezë. Për momentin ekziston mundësia për këtë. Pas ndonjë seance eventuale apo vendimi lidhur me këtë çështje do të informojmë me kohë, ka thënë zëdhënësi Gjorgjiev për MIA.