Recension: Joga është e ndaluar në Rusi, ushtrimi ngjanka sikur ndonjë sektë

Qëllimi i këtij artikulli është një dhe i vetëm. Të mbështetet deklarata e priftërinjve të KOM-it, të cilët thonë se joga paraqet mohim të kishës ortodokse.

recenzija jogaLinku deri te artikulli origjinal: Joga është e ndaluar në Rusi, ushtrimi ngjanka sikur ndonjë sektë

Data dhe koha e publikimit: 01.06.2015, 10:25

Data e recensionit: 01.06.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

Edhe në Rusi joga është e padëshiruar.

Kështu fillon teksti dhe me këtë gjysmëfjali menjëherë vërehet qëllimi që tÇi jepet konotacion pozitiv deklaratës së KOM-it, me qëllim që të tregohet se ja, jo vetëm në Maqedoni joga nuk është e padëshiruar, por i këtillë është rasti edhe në Rusinë “e madhe”. Mirëpo, thënë të vërtetën, kjo nuk ka lidhje me realitetin. Aspak. Në Rusi ka mijëra studime për jogën dhe mijëra mësues të jogës.

Është e vërtetë se joga ka qenë tabu temë në kohën sovjetike, mirëpo është shumë e pranuar nga elita në Rusi. Ish-kryetari i Rusisë Dimitri Medvedev, madje me një rast deklaroi se është “duke e përkryer jogën” dhe se ky aktivitet i ndihmon që të ballafaqohet me obligimet politike.

Pa dilema, joga është në trend në Rusi.

Së paku dy studio në të cilat ushtrohet joga kanë pranuar letra kërcënuese nga autoritetet ku theksohet se ato duhet ta ndërpresin mbajtjen e orëve në ndërtesën komunale. Të dy studiot për jogë mbajnë or për hata joga, formën më të popullarizuar të kësaj shkathtësie të lashtë në Evropë.

Përndryshe, është e vërtetë se dy studio nga qyteti Nizhnevartovsk kanë pranuar letra që të ndalohet një lloj i jogës, gjoja për shkak të lidhjes së kësaj dicipline me dofarë kulte. Mirëpo, të dy studiot (e në tekst kjo nuk është theksuar)praktikojnë hata joga, diciplinën më të kërkuar të ushtrimeve në Evropë. Mirëpo, e gjithë kjo në këtë pragraf të tekstit është shtrembëruar dhe nuk është kuptuar sa duhet. Domethënë bëhet fjalë për luftë konkurrence ndërmjet dy studiove në qytet. Njëra paguan qira për hapësirën dhe e kundërshtojnë vendimin e autoriteteve komunale që pa kompensim, t’i japin hapësira në ndërtesën komunale shoqatës e cila praktikon lloj tjetër të jogës. Ky është fillimi dhe fundi i tregimit.

Për shkak të një ngjarjeje të gjeneralizohet problemi, me të vërtetë nuk ësht veprim profesional. Kur një tekst do të shkruhet pa e kuptuar thelbin e tij, kjo me të vërtetë është problem në gazetari. E kur kjo do të shfrytëzohet për mbrojtjen e ndonjë qëllimi, atëherë është jashtë të gjitha normave dhe rregullaev. Prandaj, nuk duhet të lejohet që ky artikull të mbetet i pavërejtur – kuptohet për të keq.

Lajme të ngjashme

Back to top button