Vuiq : Me një gjykatë të partizuar, Zaev mund të paraburgoset

Kryetari i partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev, ashtu siç paralajmëroi edhe në konferencën e fundit për shtyp, nesër  nuk do të paraqitet në gjykatë dhe kështu nuk do të merr pjesë në seancën e paracaktuar. Sipas tij, për shkak të kësaj gjykata duhet të jap urdhër për arrestimin e tij.

Avokati Mirosllav Vuiq i Zaevit theksoi se ngel paraburgimi si njëra prej masave për sigurimin e të akuzuarit Zaev, por kalkulimet politike të pushtetit do t`i diktojnë edhe procedurat e gjykatës.

“Zaev deklaroi se nuk do të paraqitet në gjykatë, dhe të gjithë e shohim se është vazhdimisht prezent ose në selinë e partisë ose në kampin e lirisë. Çka është më frikësuesja ai është në kontakt të përditshëm me kryeministrin Gruevski me të cilin po bisedojnë për tejkalimin e krizës politike. Në një situatë të këtillë nuk e di se çka do të bëjë gjykata, megjithatë, me një gjykatë të partizuar, gjithçka mund të pritet.  Mund të shohim implementimin e masës së paraburgimit, po edhe variantin e kohëve më të mira”, deklaroi avokati Vuiq, për Brif.

Në këtë rast Zaev akuzohet për ryshfet, dhe sipas vendimit gjyqësor ai çdo të hëne në ora 9 duhet të paraqitet në gjykatë në Strumicë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button