Përmbaruesit e Strugës ‘shpërngulen’ në Dibër

Dibra është i vetmi qytet që nuk ka asnjë përmbarues gjyqësor, dhe ajo që është më problematike nuk ka asnjë të interesuar për këte profesion.

Edhe pse nga qyteti i Dibrës ka shumë juristë, avokat dhe noterë, përsëri nuk ka pasur edhe nuk ka asnjë përmbarues gjyqësor.

“Na habit fakti se juristët e rinj nuk janë të interesuar për profesion e lartëpërmendur në Dibër. Asnjëri nga jurisët nuk hyn në provimin për përmbarues gjyqësor dhe mendoj se kolegët e rinj duhet të interesohen për këtë profesion”, theksoi Mersim Marku, kryetar i Gjykatës Themelore në Dibër.

Komunën e Dibrës dhe Qendrën Zhupë e përfshin përmbaruesi gjyqësor nga Struga.
Në bisedën tonë që kishim me një jurist të ri, këtë dukuri ai e paraqet jo si të pa interesuar, por si pasojë e vendit të vogël siç është në këtë rast qyteti i Dibrës.

“Të gjithë njihemi mes veti dhe unë si përmbarues gjyqësor duhet të shkoj dhe t’i marr pronën apo diçka tjetër dibranit, mikut apo shokut”, vlerësoi ai.

Sipas Markut interesimi është i vogël edhe për konkurim në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik.

 Për fat të keq, sipas tij , nga Dibra deri më tani ka konkuruar vetëm një jurist në Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik.

Lajme të ngjashme

Back to top button