Gruevski: Referendum për emrin, përpjekjet japin rezultate

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski në tribunën partiake që u mbajt në Tetovë deklaroi se përpjekjet e deritanishme kanë dhënë rezultate.

„Kemi marrë besimin e popullit në shtatë cikle zgjedhore me radhë, jo sepse i kemi zgjedhur të gjitha problemet, por sepse kemi punuar vazhdimisht, jemi në teren dhe dimë që përpjekjet japin rezultate”, deklaroi Gruevski.

“Vazhdimisht rriten pensionet, është përmirësuar biznes klima, subvencione për bujqit, përmirësohen kushtet në shëndetësi arsim dhe infrastrukturë”, tha kryeministri.

Gruevski potencoi se Republika e Maqedonisë mbetet e përkushtuar edhe në integrimin e vendit në Nato dhe BE, si dhe në mbrojtjen e interesave nacionale. Ai edhe një herë ka përsëritur se nuk do të ndryshojë emrin e Maqedonisë pa pasur një referendum.

“Kemi mbetur denjësisht në mbrojtje të interesave kombëtare. Në tre vitet e para nga marrja e pushtetit kemi arritur t’i plotësojmë të gjitha kushtet që kërkoheshin nga ne. Por, fqinji ynë jugor, më parë fshehurazi e tani edhe në mënyrë të hapur insiston me kërkesë për ndryshimin e emrit dhe me këtë edhe të identitetit. Ne për këtë nuk e kemi marrë mandatin e popullit dhe për këtë nuk e bëjmë një gjë të tillë. Edhe nëse arrijmë që t’i përafrojmë disa qëndrime atë nuk do ta pranojmë pa verifikim paraprak në referendum” tha Gruevski.

Ai paralajmëroi se nga muaji mars i vitit të ardhshëm do të vazhdohet me rritjen e pensioneve dhe uljen e çmimit të barërave dhe mjekim pa pagesë për pensionistët.

Gruevski në tribunë gjithashtu përmendi edhe disa nga projektet që janë realizuar deri më tani në infrastrukturë dhe biznes.

Lajme të ngjashme

Back to top button