Kapet i dyshuari për vrasjen e turistëve, vjet sulmoi me armë policinë
Policia e Shkodrës është drejt zbardhjes përfundimtare të ngjarjes së vrasjes së dy turistëve çekë.
Sipas informacioneve mes 35 të shoqëruarve në polici është dhe i dyshuari për vrasjen.
Policia e Shkodrës nuk e bën të ditur identitetin e tij por bëhet fjalë për një 25-vjeçar nga fshati Kult.
Ai ka qenë protagonist edhe vitin e shkuar kur goditi me armë kundër policisë në Dukagjin ku Policia e Shtetit po kryente një operacion anti-kanabis.
I riu mësohet se është një njeri me rrezikshmëri të lartë dhe përdorues i lëndëve narkotike.
Mendohet se ai ka qenë shoqëruesi i çiftit çek pasi ka dalë në disa foto me ta.
Gjithashtu policia ka gjetur gjurmë gjaku të autorit në makinë.