DAP: Zbulohen parregullsi tek 65 për qind e objekteve afariste

Gjashtëdhjetë e pesë për qind e objekteve afariste kanë shfaqur tregues joreal financiarë dhe me këtë drejtpërdrejtë e kanë dëmtuar buxhetin, tregojnë kontrollet e DAP-it të zbatuara muajin e kaluar. Mbi 400 objekte nuk e kanë shfaqur në tërësi qarkullimin në të holla nga puna e tyre dhe kanë paguar më pak tatim.

DAP kumtoi sot se vetëm në dy ditët e fundit, janë mbyllur 17 objekte në Shkup, katër nga të cilat janë sallone më të mëdha për mobileje të locuara në Qendër, Çair dhe Butel.

Në një rast është parashtruar edhe kallëzim penal për shkak të heqjes së paautorizuar të blombës në objekt. Me qëllim të tatimizimit real, DAP paralelisht me kontrollet intensive në pjesën e fiskalizmit e kalon edhe masën “regjistrim” sidomos tek veprimtaritë e rrezikshme, që do të thotë verifikim dhe rinumërim i gjithë mallit dhe produkteve në të gjitha njësitet afariste të obliguesve tatimorë.

Të gjithë tatim-paguesit, të cilët nuk janë të informuar në lidhje me obligimet e tyre dhe mënyrën e regjistrimit të qarkullimit në të holla, mund të drejtohen në zyrat e tatimit ku janë organizuar takime edukative. Nga fillimi i vitit, DAP ka thirrur 500 obligues (persona fizikë dhe juridikë) në takime edukative në pjesën e fiskalizimit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button