Madridi në këmbë, arrin De Gea (Video)

David de Gea arriti në Madrid të enjten mbrëma, i shoqëruar nga e dashura e tij Erdune. Kjo bëri që të spekulohet se transferimi i tij në Madrid ësthë afër.

Gardiani i Manchester Unitedit dhe përfaqësueses spanjolle u kap nga kamerat televizive në aeropotin Adolfo Suarez Madrid-Barajas. Ai u ndal të bëjë fotografi me fansat por nuk deshi të flasë për të ardhmen e tij.

“Unë këtu jam me pushime”, ishin të vetmet fjalë që tha spanjolli.

Pushimet e De Geas mbarojnë këtë vikend, pasi të hënën ai duhet të paraqitet në qendrën stërvitore të Manchester United për të filluar parasezonin.

Lajme të ngjashme

Back to top button