Levski fiton miqësoren ndaj Lirisë

Basketbollistët e Lirisë nga Shkupi kanë pësuar dhe disfatën e dytë në ndeshjet kontrolluese që po i zhvillojnnë në Bullgari. Mbrëmë shkupjanët pësuan disfatë nga skuadra Levski e Sofjes, ndeshje kjo që ka përfunduar me rezultat 85:72. 

Edhe pse edhe në këtë ndeshje Liria shpesh herë afrohej me vetëm 2 pikë të barazon rezultatin, por udhëtimi nga një qytet në qytet tjetër, bëri që basketbollistët të ndjehen të lodhur.

Të gjithë basketbollistët shfrytëzuan rastin që të tregojnë aftësitë e tyrë, ndërsa kësaj radhe në lojë u paraqitën edhe Ardit Mehmeti dhe Jetmir Zeqiri, e ky i fundit këtë sezonë vjen te Liria si përforcim nga NBA Çair. Që të dy basketbollistët e rinj janë pjesë edhe e ekipit U-20, ndërsa do të jenë pjesë përbërëse edhe e seniorëve. 

(Ardit Mehmeti dhe Jetmir Zeqiri, dy basketbollistët e rinj të KB Liria)

Qëndrimi i Lirisë vazhdon edhe sot, kur do të luhet dhe ndeshja e fundit kontrolluese, duke u përballur me ekipin e Rilski nga Samokov. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button