KE pret që bisedimet në Maqedoni të vazhdojnë dhe të miratohen masat urgjente për reforma

Komisioni Evropian (KE) sot e përshëndeti vazhdimin e diskutimeve mes liderëve të partive kryesore në Maqedoni dhe tha se është me rëndësi zbatimi dhe adresimi i listës së reformave urgjente që i kërkoi Bashkimi Evropian javën e kaluar nga Maqedonia.

Siç njofton raportuesi i MIA në Bruksel, zëdhënësja e KE, Maja Kocijançiç, e konfirmoi qëndrimin e Brukselit zyrtar se ka shpresë për vazhdimin e dialogut për mbarimin e krizës politike në Maqedoni dhe se duhet të zgjidhen reformat urgjente të cilat i kërkoi KE.

“Ajo që unë mund të them është se e mirëpresim vazhdimin e diskutimeve të liderëve të partive politike në Maqedoni, me përfshirje të zbatimit të rekomandimeve të KE-së lidhur me marrëveshjen e 2 qershorit. Ne presim rezultate konkrete nga këto bisedime në të ardhmen e afërt. E dini se komisari për zgjerim, Johanes Han, shprehi gatishmëri për ndërmjetësim, dhe ashtu mbetet situata, dhe bisedimet u mbajtën në prezencën e ambasadorit të BE-së”, tha Kocijançiç.

Zëdhënësja e KE-së gjithashtu ka theksuar se në këtë fazë të debatit politik në Maqedoni, nuk e ka konfirmuar vizitën e mundshme e komisarit Han në vend. Ajo po ashtu vuri në dukje se në procesin e ndërmjetësimit të krizës në Maqedoni, rol të rëndësishëm kanë edhe anëtarët e parlamentit Evropian të cilët vinë nga grupe të ndryshme politike dhe se e gjithë kjo e mbështet faktin se është e nevojshme marrëveshje në Maqedoni mes liderëve të katër partive kryesore.

“Kjo është marrëveshje e cila duhet të arrin në nivel të liderëve politik në shtet, e BE e bëri të qartë pozitën e saj shumë qartë”, shtoi Kocijançiç.

Kur u pyet a ka diçka të thotë KE për faktin që konflikti politik në Maqedoni u ngrit edhe në nivel evropian me konflikt mes partive të socialistëve dhe demokratëve evropian dhe Partia Popullore Evropiane (PPE), zëdhënësja e Komisionit mohoi se Brukseli zyrtar e pengon procesin e dialogut politik në Maqedoni, ajo shpjegoi:

“Nëse mundohem ta gjeneralizoi, mendoj se BE e bëri të qartë pozitën e saj, jo vetëm komisari, por edhe ministrat e punëve të jashtme të cilët e diskutuan situatën, e ata vijnë nga prapavija të ndryshme politike. Kjo është pyetje e cila duhet ta shihni nga një perspektivë më e gjerë. Vendi ka perspektivë të qartë evropiane, ka punë të cilat duhet të bëhen prioritete. Ekziston krizë politike e cila duhet të zgjidhet, vijnë mesazhe nga anë të ndryshme për këtë dhe është me rëndësi të vazhdojë puna këtu”, potencoi zëdhënësja Kocijançiç.

Lajme të ngjashme

Back to top button