Ecni sa më shumë, ju përmirësohet …

Një studimi i Universitetit te Pittsburgh­ut ka arritur ne përfundimin se te ecurit është ne gjendje te fuqizoje aftësitë e materies gri. Për këtë ata ndoqën dhe regjistruan aktivitetin e 299 personave për një periudhe katër vjeçare, ne lidhje me lëvizjet e tyre, te mesatarizuar ne një jave.

Personat nuk kishin probleme me sëmundje te tilla si demenza senile. Nëntë vite me pas, kërkuesit analizuan përmasat e lendes gri te secilit prej tyre dhe vunë re se ata persona qe kishin përshkruar mesatarisht nga 6 deri ne 9 km kishin një volum te trurit me te madh se sa personat e tjerë qe kishin ecur mesatarisht me pak ne harkun e një jave.

Katër vite me pas, pjesëmarrësit ne eksperiment i ishin nënshtruar një tjetër testi, kësaj radhe për te pare nëse ata kishin pësuar një përkeqësim te aftësive konjunktive, apo kishin filluar te shfaqnin simptoma te demenzes senile. Po kështu, ata vunë re se ata persona qe kishin ecur me shume kishin me pak rrezik për tu prekur nga demenza senile, apo Alzheimer­i.

Madje kjo incidence kish rene ne masën 50%. Rezultatet e kërkimit mund te vlerësohen si një inkurajim për moshat e shtyra qe te lëvizin dhe ecin sa me shume, ne përputhje me moshën dhe mundësitë e tyre fizike, për te kundërshtuar sa me shume efektet negative qe pasojnë sëmundje te tilla, te cilat shoqërohen me zvogëlim te volumit te trurit.

Lajme të ngjashme

Back to top button