Aborti rrezikon shtatzëninë e ardhshme

Gratë të cilat kanë bërë abort, mund të kenë probleme edhe me shtatzënitë e ardhshme. Studimi kanadez ka zbuluar se gratë të cilat kanë bërë abort, në shtatzënitë e ardhshme mund të presin vështirësi si lindja e parakohshme dhe pesha e vogël e bebes.

Është zbuluar se gratë të cilat kanë pasur së paku një abort, kanë për 72 për qind më shumë gjasa që në shtatzëninë e ardhme të lindin fëmijë me peshë më të vogël si dhe 90 për qind gjasa më të mëdha, për lindje të parakohshme.

Studimi është kryer për të konstatuar se pse gjithnjë e më shumë foshnja lindin para kohe dhe me peshë më të vogël trupore. Studiuesit kanë analizuar 37 studime të kryera në mbarë botën mes periudhës nga viti 1965 deri më 2001.

Ata kanë dashur të konstatojnë nëse abortet janë shkaktari i mundshëm i dukurive të tilla.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button