5 gjërat që gratë e suksesshme nuk i thonë

Gratë e suksesshme zgjedhin fjalët e tyre me mençuri, sepse ato e dinë se fjalët kanë fuqi. Këtu janë pesë deklarata që ato kurrë nuk i bëjnë:

“Nuk di”

Nëse ato nuk dinë të bëjnë diçka, hulumtojnë dhe mësohen se si të bëjnë. Por, nuk thonë asnjëherë nuk di

“Nuk kam kohë”

Ne të gjithë kemi 24 orë në ditë, unë, ti dhe Oprah Winfrey. Është qeshtje e jona pastaj se si zgjedhim të shpenzojmë këto orë dhe cilat janë prioritetet tona. Andaj mos thuaj nuk kam kohë për gjërat që kanë rëndësi

“Po” për gjithçka

Ju nuk mund të shkoni në çdo takim, mbledhje, festë. Duhet të mësoni se si të thoni “jo” me mirësjellje .

“Unë nuk paguhem mjaftueshëm për punën që bëj”

E kush beson se paguhet mjaftueshëm për punën e tij? Askush. Andaj mos e lejoni pagën t’ju kufizojë përpjekjet dhe angazhimin tuaj

“Nuk është e drejtë”

Gratë e suksesshme e pranojnë që jeta nuk është e drejtë dhe nuk presin që ajo të jetë. Ato, në vend që të viktimizohen, mendojnë se si të përdorin fuqinë e tyre për të bërë ndryshim.

Lajme të ngjashme

Back to top button