6 substancat në ushqim që luftojnë kancerin e gjirit

Ekspertët kanë kohë që e thonë tashmë: një mënyrë jetese e shëndetshme dhe një dietë e pasur ushqimore luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe luftën kundër kancerit. Së fundmi vjen një konfirmim i ri që duket i pabesueshëm: 6 substanca natyrore që gjenden në ushqime, të cilat të kombinuara ndërmjet tyre, përbëjnë një “kokteil” efektiv që mund të luftojë qelizat kancerogjene të tumorit në gji.

Stafi i kërkimit shkencor testoi 10 substanca, të njohura tashmë per efektin mbrojtës, të pranishme në ushqime si brokoli, rrushi, soja, shafrani i Indisë dhe molla, përpara vendosjes së 6 komponentëve më të mirë për t’u përdorur.

Në mënyrë më specifike ato ishin:

Isoflavonet nga soja,
Kurkumi nga shafrani i Indisë,
Indol-3-carbonol nga cruciferet (lule tipike me 4 petale),
Phycocyanina C nga Spirulina (cianobakter),
Resveratroli nga rrushi,
Flavonoid (quercetin) që gjendet në fruta, perime dhe çaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button