Shefi i kabinetit të Rafiz Alitit dyshohet për zjarrin e shkaktuar në postë

Shefi i kabinetit të drejtorit të “Postave të Maqedonisë”, A.F. (28 vjeçar) nga Kondova është nxjerrë para gjykatës hetuese me dyshimin se ka shkaktuar zjarrin në objektin e postës qendrore në Shkup, më 15 janar. Atij i është caktuar 30 ditë paraburgim.

MPB e ka konfirmuar informacionin se shefi i kabinetit është nxjerrë para gjyqit hetues.

Sipas informacioneve të organeve kompetente, ai akuzohet për vepër të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme. Po ashtu sipas informacioneve nga hetimet, dëshmitë dhe ekspertiza të cilat zgjasin disa muaji, kanë treguar se shkaku i zjarrit është faktori njeri, në këtë rast zjarri është shkaktuar pikërisht në zyrën e tij.

Se si është shkaktuar zjarri deri më tani nuk ka informacione. Dyshohet se zjarri ka të bëjë me paratë e vjedhura kohë më parë në postën e Çairit, bëhej fjalë për 200 mijë euro.

Drejtori i postës Rafiz Aliti, thotë se në momentin kur është shkaktuar zjarri, shefi i kabinetit nuk ka qenë në zyrë dhe se arrestimi i tij ka qenë i motivuar politikisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button