Lu- Kosovës: Ju admiroj, nuk bletë vota

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu ka falënderuar kandidatin e opozitës Halim Kosova për fushatën pozitive që ka bërë. Në letrën e bërë publike thuhet se, ambasada prej muaj ka folur rreth politikanëve të korruptuar, por gjatë fushatës së Halim Kosovës, SHBA ka parë se kandidati i PD-së ishte i përfshirë në një proces të ndershëm dhe të hapur. Për ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Kosova ka folur për çështjet që i shqetësojnë me të vërtetë votuesit e kryeqytetit.

Letra e ambasadorit amerikan, Donald Lu:

I dashur Dr Kosova

Doja të dërgoja këtë letër për t’iu përgëzuar për fushatën pozitive për Bashkinë e Tiranës dhe të përqendruar në problematika. Ambasada jonë ka folur shpesh në muajt e fundit rreth politikanëve të korruptuar dhe kriminelë që janë përfshirë në blerje vote, shantazhim dhe manipulim të institucioneve demokratike.

Në kontrast me këtë, ne pamë që ju ishit personalisht i angazhuar në një proces të ndershëm dhe të hapur. Ju folët për çështje që shqetësojnë votuesit e Tiranës. Ne mendojmë se fushata juaj ishte një shenjë për qytetarët shqiptarë se sistemi i tyre politik po maturohet.

Ne të falënderojmë për përpjekjet tuaja për të përmirësuar vendin. Në veçanti, ne vlerësojmë punë tuaj të jashtëzakonshme si Ministër i Shëndetësisë. Mezi pres të bisedoj me ju për këto çështje në një të ardhmen të afërt.

Sinqerisht, Donald Lu

Lajme të ngjashme

Back to top button