EULEX-i përforcohet, hap konkurs për 32 persona

Misioni i EULEX-it ka shpallur konkurs për 32 vende të reja të punës. Konkursi është mbyllur fundjavën e kaluar. Në vendet e reja të punës, EULEX-i kërkon persona të kualifikuar për pozitat që nisin nga zyrtarë të lartë, deri në këshilltarë ligjorë e përkthyes.

Shumica kërkohen për nevoja në selinë qendrore në Prishtinë, por një pjesë edhe për nevojat e veta në fushën e sundimit të ligjit në Mitrovicë. Zyrtarë të EULEX-it nuk pranojnë të tregojnë sa është numri i aplikacioneve të dorëzuara nga të interesuarit, pasi këtë e konsiderojnë çështje të brendshme.

Por ata deklarojnë se këta persona u duhen. “EULEX-i dërgon stafin nëpër lokacione të ndryshme varësisht nga nevojat operative, të cilat kohë mas kohe mund të ndryshojnë”, thotë Blerim Krasniqi, një nga zëdhënësit e EULEX-it.

Zv/kryeministri Hajredin Kuçi, deklaroi më 21 shtator të këtij viti se Qeveria e Kosovës kërkon përfundimin e mandatit të misionit EULEX, deri në qershor të vitit 2014./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button