Kosova zgjohet në frymë zgjedhore

Qytetarët e Kosovës do të dëgjojnë për 30 ditë me radhë premtime të ndryshme nga kandidatët për kryetarë të komunave dhe ata për Asambletë komunale.

Për të kërkuar votën e qytetarëve për zgjedhjet e 3 nëntorit do të angazhohen edhe krerët e partive politike të cilët do të jenë në krye të fushatave zgjedhore.

Subjektet më të mëdha politike tashmë kanë bërë gati kalendarët e vizitave që do t’i bëjnë nëpër komuna. Fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht të enjten në orën 00:00 dhe do të zgjasë deri më 1 nëntor në të njëjtën orë.

Partia më e madhe, PDK, fushatën për zgjedhjet lokale do ta nisë të enjten në qytetin e Prizrenit apo siç e quan Hashim Thaçi, “Jerusalemin e PDK-së”.

Në këtë qytet ku PDK garon me Ramadan Mujën, fushata nis në orën 16:00 në palestrën e sporteve. Pas Prizrenit, PDK vijon fushatën në Suharekë nga ora 17:00 për të përfunduar ditën me fushatën në Dragash po ashtu në ora 17:00./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button