BDI: 3 muaj mandat qeverisë kalimtare për zgjedhje të lira dhe demokratike

3 muaj mandat do t’i mjaftonin qeverisë kalimtare për të organizuar zgjedhje korrekte demokratike, pa parregullsitë e nënvizuara në Raportet e fundit të OSBE/ODIHR dhe të Bashkimit Evropian , vlerësojnë nga BDI, transmeton Alsat-M.

Këtë qëndrim të partisë shqiptare në pushtet në prag të raundit vendimtar të bisedimeve më 29 qershor, e bëri të ditur nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi. Në studion e emisionit “360 shkallë”, Arifi theksoi se pavarësisht këtij afati, pushteti aktual me në krye Nikolla Gruevskin duhet të fillojë që tani zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Pribes.

“Mendoj se është variant korrekte dhe e kompromisit që 3 muaj përpara zgjedhjeve që janë të parapara dhe të paralajmëruara me këtë marrëveshje në prill të vitit 2016, të ketë një Qeveri tjetër e cila në fakt do të merret vetëm me organizimin e zgjedhjeve… Ajo nuk do të thotë se janë vetëm ato 3 muaj kur do të realizohet marrëveshja. Realisht, pa marrë parasysh se kur formohet ajo qeveri që do të çojë në zgjedhje, duhet të fillohet në realizimin e kërkesave shumë të sakta, shumë të qarta të Bashkimit Evropian. Ato duhet të fillojmë nesër t’i realizojmë”, tha Teuta Arifi, nënkryetare e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button